Turizmi rriti me 44% transfertat hyrëse nga jashtë vendit në llogaritë bankare

8

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, numri i transfertave nga jashtë në sektorin bankar gjatë vitit 2023 arriti në 5.8 milionë, në rritje me 44.4% krahasuar me vitin 2022.

Sipas Bankës Qendrore, rritja e këtij treguesi vitet e fundit reflekton zhvillimin në sektorin e turizmit që ka përfshirë vendin tonë, por edhe rritjen e të ardhurave nga remitancat dhe nga zërat e eksportit të shërbimeve.

Rritja është mjaft e lartë si në segmentin e bizneseve, ashtu edhe në atë të individëve.

“Transfertat në llogaritë e individëve arritën në 376 mijë, në rritje me 27.5% krahasuar me një vit më parë.

Ndërsa transfertat në llogaritë e bizneseve arritën në më shumë se 5.4 milionë, me një rritje prej 45.7% krahasuar me vitin 2022”, bën të ditur BSH-ja.

/ata.gov.al