Të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (neto), u realizuan në masën 18.6 miliardë lekë, 2 miliardë lekë ose 12 % më shumë se 5-mujori 2022, si dhe 196 milionë lekë, ose 1.1 % më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 5-mujorin 2023.
Referuar të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në import për 5-mujorin rezultojnë 58.2 miliardë lekë, 1.1 miliardë lekë ose 1.9 % më pak se një vit më parë, si dhe 178 milionë lekë ose 0.3 % më shumë se plani për 5-mujorin 2023.
Rimbursimet për periudhën 5-mujore 2023 janë 7.6 miliardë lekë, 2 miliardë lekë ose 35.6 % më shumë se 5-mujori 2022, si dhe 664 milionë lekë ose 9.6 % më shumë se plani i rimbursimit të TVSH-së për 5-mujorin 2023.
/ata.gov.al