Uji i Orizit – Pse Vlerësohet Fort për Shëndetin

11

Uji i Orizit vlerësohet në mjekësinë popullore si mrekullibërës për efektet e mëdha që ka në mbajtjen e organizmit të shëndetshëm.

Ndikimet e tij janë tejet pozitive për shëndetin dhe në shumë raste ai është zgjidhja e përkryer për të lehtësuar dhimbjet në trup apo komplikacione të tjera shëndetësore.

Uji i orizit krahas vlerave shëndetësore çmohet më së shumti edhe në përdorimet e tij për estetikën duke ndihmuar në shëndetin e mirë të lëkurës apo edhe flokëve.

Parandalon Dehidratimin
Vera ka mbërritur dhe bashkë me të edhe temperaturat e larta. Moti i nxehtë drobit organizmin dhe dehidraton trupin.

Për të evituar dehidratimin e trupit mjafton të pini një gotë me ujë orizi para se të dilni nga shtëpia.

Organizmi do të marrë të gjithë ushqyesit e nevojshëm për të funksionuar normalisht edhe gjatë temperaturave të larta.

Burim energjie për organizmin
Orizi është i pasur në fibra, të cilat janë burim kryesor i energjisë. AgroWeb.org ju tregon se ana pozitive e ujit të orizit është se trupi e përthith të gjithë energjinë e kësaj pijeje.

Niseni ditën me një gotë me ujë orizi dhe do të jeni gjatë ditës të gjallëruar dhe plot energji.

Kundër diarresë, parandalon konstipacionin
Është kura më e mirë në rastet e diarresë tek të vegjëlit dhe të rriturit.

Uji i orizit ëhstë shumë i dobishëm gjithashtu në përmirësimin e sistemit tretës.

Vlerat e tij ushqyese ndihmojnë në lehtësimin e konstipaconit.

Rregullon temperaturën e trupit
Uji i orizit është një kurë shumë e mirë natyrale që ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit.

Qetësues natyral i trupit dhe mendjes
Uji i orizit shërben si një terapi fantastike për qetësimin e trupit dhe mendjes. Mjafton ta shtoni atë kur bëni banjë dhe më pas të qendroni për disa minuta.

Ai është shumë relaksues shlodhjen e trupit por edhe mendjes gjithashtu.

Përmirëson shëndetin e flokëve

Uji i Orizit ka një sërë përfitimresh edhe për shëndetin e flokëve.

Ai është përdorur gjerësisht për vite me radhë si përbërës shamposh apo edhe balsamesh.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org rekomandohet që edhe skalpi i kokës të masazhohet me ujin e orizit për të forcuar rrënjët e flokëve, për të parandaluar dëmtimet e flokëve duke i dhënë atyre volum.

Si ta përgatisni ujin e orizit
Zjeni në një tenxhere të vogël 3 lugë gjelle oriz me dy gota e gjysmë ujë.

Lërini të zjejnë për 20-30 minuta.

Në momentin që uji nis marrë ngjyrë të bardhë hiqeni nga zjarri.

Kullojeni lëngun e përftuar nga orizi, lëreni të ftohet dhe pijeni.

/lajmifundit.al