Vaji i ullirit, ilaç për zemrën, stomakun dhe trurin

87

Vaji i ullirit është një nga ushqimet më të njohura dhe më të përdorurit në kuzhinat e gjithë botës.

Duke qenë se konsiderohet si vaji më i shëndetshëm dhe me një aromë delikate, është opsioni i preferuar për miliona njerëz, shkruhet në faqen e internetit viverepiusani.it.

Prodhohet nga ullinjtë, përmes një procesi natyral të shtypjes që ka për detyrë të mbajë të paprekura të gjitha vetitë dhe lëndët ushqyese.

Përmirëson shëndetin kardiovaskular

Kuron mëlçinë dhe fshikëzën e tëmthit.

Vaji i ullirit është një plotësues i shkëlqyeshëm për t’u integruar në dieta për të detoksifikuar mëlçinë dhe fshikëzën e tëmthit.

Duke e përfshirë atë çdo ditë në dietat tuaja mund të zvogëloni rrezikun e vuajtjes nga mëlçia e dhjamosur dhe probleme të tjera që e parandalojnë atë të funksionojë siç duhet.

Përmirëson tretjen

Duke qenë një yndyrë e tretshme lehtësisht, vaji është gjithashtu i shkëlqyeshëm për ruajtjen e shëndetit të sistemit të tretjes.

Përmbajtja e tij e lartë e lëndëve ushqyese thelbësore dhe efekti i tij i lehtë laksativ janë efektive në luftimin e problemeve të zakonshme të tilla si inflamacioni, aciditeti i stomakut dhe kapsllëku.

Parandalon goditjet në tru

Duke qenë kaq i dobishëm për sistemin kardiovaskular dhe qarkullimin e gjakut, vaji i ullirit zvogëlon rrezikun e vuajtjes nga goditja në tru. Kjo sepse parandalon formimin e mpiksjes së gjakut dhe parandalon gjakderdhjen.