Vaksinohen 6120 mësues në Shqipëri, OBSH dhe EMA: AstraZeneca, vaksinë e sigurtë dhe efektive

31

Në të gjithë Shqipërinë vijon vaksinimi anticovid i mësuesve me vaksinën “AstraZeneca”.

6120 mësues janë sot më të mbrojtur nga COVID-19 pas marrjes së dozës së parë të vaksinës.

Janë mbi 38 000 doza të vaksinës “AstraZeneca” që kanë mbërritur në 12 mars. Që prej datës 13 mars nisi vaksinimi antikovid i mësuesve dhe pedagogëve, fillimisht në Tiranë e mandej në të gjithë vendin.

Agjencia Evropiane e Barnave ka dalë në konkluzionin se vaksina AstraZeneca është e sigurtë dhe rekomandon përdorimin e saj. EMA thotë se vaksina “AstraZeneca” do të vazhdojë të injektohet, pasi nuk paraqet asnjë rrezik për qytetarët.

Më herët edhe OBSH  tha se benefitet nga vaksina anti-covid e AstraZeneca janë më të mëdha se efektet anësore. Gjithashtu është rekomanduar që shtetet të vazhdojnë me përdorimin e dozave.