Velipojë, rrjeti i ri kanalizimi në fshatin Gomsiqe

43

Fshati Gomsiqe në Njësinë Administrative Velipojë është kantieri i ndërtimit i radhës i bashkisë së Shkodrës.

Me një fond 85 milionë lekë po vazhdon puna për ndërtimin nga e para të rrjetit të kanalizimit të ujërave të bardha dhe e trotuarit për këmbësorë, në një aks që sidomos gjatë stinës së verës, është shumë i frekuentuar.

Ndërhyrjet që po realizohen dhe do të vazhdojnë në njësinë administrative Velipojë, ndikojnë direkt në përmirësimin e standardeve të jetës për banorët por njëkohësisht, janë edhe në funksion të sezonit të ri turistik, i cili në këtë zonë tërheq një fluks shumë të lartë pushuesish nga e gjithë Shqipëria por edhe nga jashtë vendit.