FOTOLAJM/ Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT drejt përfundimit

26

Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, po merr formë çdo ditë duke modernizuar më tej qendrën më të madhe spitalore në vend.

Ndërtimi i spitalit të Ri të Sëmundjeve të Brendshme është një investim i qeverisë shqiptare nga i cili do të përfitojnë 109 mijë pacientë. Punimet e spitalit pritet të përfundojnë në vitin 2021 dhe do të pajiset me aparatura mjekësore të teknologjisë së lartë.