VENDIMI/ Nga 1 prilli rritet paga minimale, ja sa bëhet

636

Paga minimale në shkallë vendi është rritur me 2 mijë lekë, duke u regjistruar në 32 mijë lekë.  Vendimi i qeverisë është botuar në Fletoren Zyrtare dhe shtrin efektet financiare nga data 1 Prill 2022.  Sipas vendimit, paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të dhe jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.

Ndërkohë që paga bazë minimale orare përçaktohet në 183,9 lekë. Rritja e pagës minimale nga ana e qeverisë u afrua si vendim,  në formë kompensimi për punonjësit,  për shkak të rritjes së çmimeve të produktet e shportës mesatarisht në 20 për qind, pasi ishte parashikuar të hynte ne fuqi më 1 Korrik.