VIDEO/ 500 vjet në 59 sekonda: gara për qytetin më të madh në botë

101

Kjo grafikë në video tregon ndryshimet në 10 qytetet më të populluara të globit nga viti 1500 deri në 2018.

Në fillim të viteve 1500 shumica e njerëzve jetonin në lindje, ose në lindje të Evropës dhe në Afrikën Veriore ose në lindje të botës vetë në Indi dhe Kinë”, thotë John Burn-Murdoch, krijuesi i kësaj grafike për Financial Times.

Fillimisht Pekini ishte në krye, por është kapërcyer nga Stambolli rreth vitit 1600. Në mesin e shekullit të 18-të, Londra bashkohet me tre qytetet më të mëdha të botës dhe popullsia e saj rritet në mënyrë të jashtëzakonshme

Kryeqyteti i Britanisë së Madhe vazhdon të jetë në krye deri në shekullin e 20-të, kur u kapërcye nga Nju Jorku dhe më pas nga Tokio, që mbetet qyteti më i populluar në botë.

Ndërsa nga viti 2018 qytetet më të mëdha në botë janë në Azi (Tokio, New Delhi, Shangai, Pekini dhe Mumbai) duke lënë pas Evropën apo Amerikën e Veriut.