VIDEO/ “e-Transport”, e ardhmja digjitale e transportit rrugor në Shqipëri

61

Platforma elektronike e-Transport, si një sistem menaxhimi operacional dhe financiar për transportin rrugor ndërqytetës të udhëtarëve, do të jetë e ardhmja digjitale e këtij sektori përmes fjalës së fundit të teknologjisë.

Për herë të parë në Shqipëri, ky projekt i nisur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, do të krijojë një standard të ri të eksperiencës së udhëtimit me linjat e transportit ndërqytetës, bazuar në praktikat më të mira evropiane.

Sipas statistikave, 93% e fluksit total të udhëtarëve në vit përdorin transportin rrugor ndërqytetës me autobus, duke përbërë fluksin më të madh të udhëtarëve pas transportit ajror, detar dhe hekurudhor. Platforma e-Transport do të ofrohet falas për të gjithë aktorët e përfshirë në skemën e transportit ndërqytetës: 520 linja, 242 operatorë dhe 2,282 mjete.

Përfitimet e platformës e-Transport janë të shumta si: Mundësi për blerjen e biletës së udhëtimit nga çdo individ, me ulësen e zgjedhur, në e-Transport: online (përmes aplikacionit dhe faqes zyrtare); në autobus ose terminal; në agjencitë e udhëtimit.

Gjithashtu krijimin e bazës elektronike të të dhënave të transportit ndërqytetas që përfshin linjat, oraret, shoqëritë e licencuara, mjetet e certifikuara, dokumentacionin, të dhënat e drejtuesve të mjeteve, terminalet dhe ndërlidhjet.

Aplikimin online për licencimin e shoqërive dhe certifikimin e mjeteve; Monitorimin në kohë reale të subjekteve që operojnë në transportin ndërqytetës në lidhje me respektimin e kushteve të përcaktuara në licencë si frekuenca, oraret, itinerari, stacionet, tarifat, paketat sociale, personeli e mjetet.

Një tjetër përfitim është monitorimi në kohë reale të lëvizjeve të flotës së mjeteve të shoqërive, nëpërmjet gjeolokalizimit dhe pajisjeve të instaluara në çdo mjet.

Gjenerimin e një sistemi pikëzimi të shoqërive të transportit në lidhje me respektimin e kushteve të përcaktuara në licencë, cilësinë e shërbimit, vlerësimin nga pasagjeri dhe rregullsinë e operimit;

Ofrohen lehtësira për shtresat në nevojë, të parashikuara me ligje të veçanta, siç janë personat me aftësi të kufizuar, personat me statusin e të verbrit, studentët, duke garantuar verifikim digjital.

Gjithashtu ofrohet mundësia e aksesit nga udhëtarët dhe turistët e huaj nëpërmjet web-it/app-it dhe pajisjeve elektronike robotike për biletimin, linjat, oraret, si dhe mundësi ndërveprimi me tërë rrjetin e shërbimeve të tjera të transportit lokal e rajonal.

Krahas fiskalizimit, formalizimit të tregut, modernizimit logjistik, mbrojtjes së konsumatorit dhe transparencës së plotë, platforma e-Transport do të përmirësojë ndjeshëm eksperiencën e të udhëtuarit në Shqipëri.