VIDEO/ Mos e humbni! Muzikë me gjethe, imitim të Michael Jackson, blogeri i njohur zbulon shqiptarin që po çudit botën

354

Ai ndodhet prej disa ditësh në Shqipëri dhe duket se po e shijon të qëndruarit këtu. Por ajo çfarë është më interesante, ai ka bërë disa video për vendin tonë, të cilat kanë marrë miliona klikime, mijëra share dhe miliona like.

Një reklamë falas për Shqipërinë e vogël, pasi videot e tij shihen nga e gjithë bota.

Blogeri i njohur Nuseir Yassin, së fundmi ka shkuar në Alpe dhe ka zbuluar një të moshuar që nxjerr muzikë…nga gjethet e pemëve.

Personazhi, jo i panjohur për shqiptarët, nga Thethi e ka magjepsuar blogerin e famshëm me talentin e tij.

Ai mund të imitojë këngë të Michael Jackson, cicërima zogjsh, fenomen natyrore, e thënë më thjesht, çdo gjë që i dëgjon veshi.

Shikoni videon për më tepër

Përgatiti: PO.AL