FOTO/ Njihuni me Ilirin nga Kukësi, bletarritësi që e nisi nga zero dhe sot ka 140 koshere

118

Ilir Muja nga Kukësi, prej kohësh me profesion bletërritës, e nisi aktivitetin me 10 koshere bletë, por sot pas 7 vitesh, falë mbështetjes nga Skema Kombëtare ka 140 koshere bletësh dhe prodhon mjaltë edhe për treg.

Iliri prej tre vitesh është mbështetur nga AZHBR nëpërmjet Skemës Kombëtare në masën e mbarështimit të bletarisë.
Ndërkohë këtë vit, AZHBR ka disbursuar në kohë rekord fermerët përfitues të fondeve nga Skema Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi dhe Blegtori për vitin 2021.

Procesi i disbursimit ka nisur më 20 maj të këtij viti dhe deri më sot janë kryer pagesa për mbi 400 bletarë. Agjencia e Zhvillimit Bujqësor Rural ka përfshirë mbi 3 mijë fermerë aplikantë përfitues në 9 masa mbështetëse.

Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2021, adreson një fond prej 804 milionë lekë subvencione për fermerët. Sipas të dhënave zyrtare mbi 13 mijë fermerë aplikuan nga 24 marsi deri në 15 prill, online në e-Albania për njërën nga 9 masat që njoftoi qeveria.