VIDEO/ Njihuni me Dorentinën, mekanikja e parë grua që po sfidon paragjykimet

58

Dorentina Qerimi tregon si është të punosh automekanike në Ferizaj

Një 23-vjeçare nga Ferizaj punon si automekanike me babanë e saj që shtatë vjet. Gjatë gjithë punës asaj i është thënë se kjo punë është për meshkuj. Pasdite ajo punon edhe si banakiere.

Dorentina Qerimi ka treguar edhe për paragjykimet ndaj saj, si nga kolegët, profesorët, por edhe klientët, përcjell albinfo.ch.

Megjithatë, ajo e ka vazhduar ëndrrën e saj dhe nuk është dorëzuar, derisa synimi është që të ketë një punëtori të saj.