VIDEO/ Prezantohet smartfoni i parë në botë me kamera 108 megapixel

44

Kompania Xiaomi fillon sfidën ndaj kompanisë Apple dhe rivalëve të tjerë.

Prodhuesi i katërt global i smartfonëve ka paraqitur në Madrid telefonin e parë inteligjent në botë të pajisur me një kamerë me një sensor prej 108 megapixel, më i fuqishmi që është parë ndonjëherë tek telefonat.

Pajisja quhet Mi Note 10, dhe gjithashtu do të dale në treg duke filluar javën e ardhshme.

“Viti 2019 ishte një vit i jashtëzakonshëm për Xiaomi. Ne kemi 279 milion përdorues në të gjithë botën, madje edhe në Europën Perëndimore, ku kemi qenë të pranishëm për dy vjet, arritëm vendin e katërt në renditjen e shitjeve”, tha kreu i Xiaomi, Sally Liu.

Gjatë prezantimit,  kompania kineze njoftoi gjithashtu debutimin e saj në tregun europian të televizorëve inteligjentë.