Pasioni dhe dëshira për të ndërtuar një sipërmarrje të veçantë, bënë të mundur që falë përpjekjeve familja Tasho, të ndërtonte qendrën e parë te skijimit në vend, me një vlerë të madhe për zhvillimin e kulturës së skijimit në Shqipëri.
Ski-Pista Bigell ka nisur të ndërtohet në vitin 2008, prej Thoma Tashos, së bashku me dy fëmijët e tij, Sokrati dhe Paola, një familje sportistësh të apasionuar. Qendra është e pajisur me 3 pista, një teleferik dhe një “tapet magjik” i cili iu vjen në ndihmë femijëve dhe fillestarëve.
/ata.gov.al