Vjen mrekullia e Samsung

79

Samsung ka lancuar telefonin e parë që mund të kthehet edhe si tablet.

Eventi madhështor u mbajt mbrëmë në San Francisko, me shumë njerëz që treguan menjëherë interes për të. Telefoni i ri quhet Galaxy Fold, ka një ekran special që mund të përshtatet nëse doni ta përdorni edhe si tablet.

E ndërkohë që kur e mbyll mund te kthehet në gjendjen e mëparshme si telefon i thjeshtë.

Ekrani që lëviz mund të shërbejë për të parë edhe filma dhe të kryesh disa lloje shërbimesh. Çmimi shkon në 1.980 dollarë.