Vjen në Shqipëri gjiganti italian i call center, hapen 3 mijë vende të reja pune

262

Grupi financiar  italian, Comdata, një nga kompanitë call center më të rëndësishme në Itali, me një xhiro prej 300 milionë eurosh në vit, ka hyrë në tregun shqiptar, përmes blerjes fillimisht të një prej kompanive të Sestante Holding

Mësohet se Comdata do të hapë në Shqipëri fillimisht rreth 3 mijë vende të reja pune dhe nëse ecuria e aktivitetit do të jetë pozitive, mund të arrijë deri në 10 mijë të punësuar.

Comdata

Comdata Group, sipas burimeve të saj zyrtare, është një grup industrial shumëkombësh që vepron në sektorin e shërbimeve të sipërmarrjeve dhe të asistencës ndaj klientëve, në administrimin e procesit të ‘back office’.

Nga viti 2011, grupi ka nisur një proces zgjerimi jashtë kufijve italianë: sot grupi Comdata është i pranishëm në 16 vende, ka një portofol prej më shumë se 550 klientësh dhe shërben në 23 gjuhë, duke punësuar 42.000 punonjës në 78 qendra operative.