Vlerat e Parkut Kombëtar të Prespës ekspozohen në qendrën e informacionit për turistët

4

Parku Kombëtar i Prespës, përveç vlerave natyrore dhe peizazhit unik për shkak se është një park i banuar, ka edhe një trashëgimi të pasur kulturore dhe ndërtimore të realizuar me shumë mjeshtëri dhe me materiale organike që gjenden në zonën e Prespës, vlerat të cilave do të ekspozohen për turistët dhe vizitorët në qendrën e informacionit e rihapur pas shumë kohësh.

Turistët do të kenë mundësinë që të marrin informacion për pikat turistike natyrore dhe kulturore të vizitueshme në Park, teknikat tradicionale arkitektonike të banesave të zonës, si dhe teknikat tradicionale arkitektonike të peizazhit (gardhet, rrethimet, hambaret, stallat).

Qendra e informacionit për turistët ndodhet në hyrje të Parkut Kombëtar Prespë, në fshatin Lajthizë.

Çelja e dyerve të kësaj qendre u bë e mundur falë bashkëpunimit të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, KfW Albania, GFA Consulting group, Bashkëpunimit Gjerman dhe European Heritage Volunteers.

/ata.gov.al