Në tremujorin e tretë të këtij viti, volumi i shitjeve në tregtinë me pakicë shënoi një rritje 6,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023-shit.
Sipas raportit të publikuar sot nga INSTAT-i, ky tregues i përshtatur sezonalisht është rritur 1,9%, krahasuar me tremujorin paraardhës.
Në ndryshimin vjetor prej 6,4%, në tregtinë me pakicë, grupi “artikuj joushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” ka kontribuuar me 2,1 pikë përqindje.
Grupi “ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” ka kontribuar me 1,7 pikë përqindje dhe grupi “tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” me 2,6 pikë përqindje.
Referenca: ata.gov.al