Vuno, restaurim shtëpisë së Odise Kasnecit

110

Shtëpia e Odise Kasnecit, aktivistit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, pinjoll i një prej familjeve më të njohura të Vunoit dhe gjithë zonës së bregut.

Poeti dhe piktori anglez Edward Lear qëndroi disa ditë në këtë shtëpi në vitin 1848 dhe aq mjaftoi për t’u dashuruar me Vunoin.

Kompleksi i banimit po restaurohet në kuadër të projektit “Rikualifikimi urban i fshatrave Vuno dhe Dhërmi” financuar nga qeveria shqiptare dhe Banka e Këshillit të Europës dhe zbatuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.