Funksionaliteti i ri i WhatsApp rrit ndjeshëm privatësinë

1

WhatsApp ka marrë disa masa vitet e fundit për të shtuar sigurinë e platformës së saj. Me përmbajtjet view-once mund të përdorni WhatsApp për të ndarë foto dhe video private me miqtë dhe familjen pa u shqetësuar se marrësi mund të përcjellë tek dikush tjetër.

Gjithashtu marrësi nuk mund tu bëjë screenshot atyre. Për të shtuar më tepër privatësinë në platformë, Meta tashmë ka lançuar një opsion të ri që nuk lejon përdoruesit ti bëjnë screenshot fotove të profilit në WhatsApp.

Kompania filloi testimin e këtij funksionaliteti në muajin Shkurt. Ndërsa Meta ende nuk ka njoftuar lançimin global, aktualisht teston lançimin për të gjithë përdoruesit.

WhatsApp shfaqet një mesazh kur përdoruesi tenton të bëjë screenshot si vijon: “Can’t take a screenshot due to app restrictions.”

Në versionin beta të WhatsApp përdoruesit mund të bëjnë screenshot, por ky i fundit shfaqet si një sfond i zi.

Funksionaliteti i ri është i aktivizuar automatikisht dhe mungon një opsion për çaktivizimin e saj.

/pcworld.al