Gëzim Dimnaku është sportisti shqiptar që ka nderuar dy flamuj, atë shqiptar dhe atë kanadez njëkohësisht.
Këtë herë ishte Kampionati Botëror i cili e bëri pjesë të 5 më të mirë në kërcimin 3-hapësh. “World Masters Championships” i mbajtur në Malaga të Spanjës i dha mundësinë shqiptarit t’i qëndronte suksesit. Ky kampionat zhvillohet 1 herë në 3 vjet ku marrin pjesë atletët më të mirë nga e gjithë bota .
Pasi u kualifikua për finale, nga 73 atletë vetëm 8 prej tyre garuan për kampionat.
Ai ishte vetëm 1 cm larg nga vendi i 4-t, por prapë rezultati duket premtues në kualifikimin e 5-n më të mirë të botës.