YouTube titron edhe efektet e zërit

331

YouTube tashmë është në gjendje të titrojë edhe efektet zanore, si muzikë të ndryshme, apo të qeshurat. Kjo ka ardhur falë përmirësimit të algoritmeve të vlerësimit automatik. Projekti është ende në fazën fillestare dhe është shumë i nevojshëm për personat që nuk mund të dëgjojnë apo që kanë probleme të theksuara.

Numri i efekteve zanore, i identifikuar në mënyrë automatike, konsiston në tre lloj efektesh: të qeshurat, duartrokitjet dhe tingujt muzikorë. Teknologjia e bazuar tek titrimi automatik shfrytëzon rrjetet neutrale për të instruktuar sistemin që të njohë dhe dallojë tingujt, dhe në mënyrë automatike më pas, t’i përkthej me titrime.

Platforma video në pronësi të YouTube, në muajin shkurt preku rekordin e 1 miliard videove të korrigjuara me titrime automatike, një metodë tepër thelbësore dhe e dobishme për këdo që ka probleme me dëgjimin.

Burimi: techsot.al