“Zagoria”, 5 vjet nga shpallja Park Natyror

7

Administrata e Zonave të Mbrojtura Gjirokastër bëri të ditur disa detaje interesante ndërsa bëhen 5 vjet nga shpallja e Parkut Natyror “Zagori”.

Ky park është një ndër mrekullitë natyrore më të bukura dhe të frekuentuara në qarkun e Gjirokastrës, që shtrihet mes vargmaleve Nemërçkë, Lunxhëri, Shëndëlli, Bureto, Trebeshinë dhe Dhëmbël.

Pozicioni i tij në jug të vendit, në reliev shumë të thyer, bën të mundur gërshetimin e klimës mesdhetare me atë malore.

Parku pozicionohet në një zonë pak të populluar, ku mbizotëron qetësia natyrore dhe biodiversiteti i lartë. Tashmë, Parku Natyror “Zagori” gjithmonë e më shumë po bëhet pjesë e kërkesave të turistëve.

Një hijeshi marramendëse që nga malet e lartë, shkëmbinjtë e ashpër e të thepisur, oaze të gjelbra me pemë, lule e bar, vlerat e biodiversitetit, vlerat kulturore dhe shpirtërore që ka kjo zonë, tërheqin në gjirin e saj shumë vizitorë e turistë të huaj.

/ata.gov.al