Zbulohet emri i Iphone të fundit

321

Kemi parë se si të gjithë tre telefonat duken, dijmë se dizajni i iPhone X do të bartet, dhe madje e dijmë se modeli 5.8 inç OLED do të quhet iPhone XS. Përveç specifikave, zbulimet e vetme të mëdha janë emrat e modeleve të tjera, dhe tani po qarkullon njëri prej tyre.

Burime të shumëfishta kanë konfirmuar këtë, dhe kanë pohuar gjithashtu se Apple nuk po e konsideron përdorimin e “Pro” për modelin premium.

Dy burime të ndryshme kanë deklaruar tashmë se Apple do të përdorë një emër krejtësisht të ri për modelin e tyre OLED prej 6.5 inç: iPhone XS Max.

Përveç iPhone XS Max, Apple pritet gjithashtu të njoftojë iPhone XS 5.8 inç (i cili do të jetë vazhdim i drejtpërdrejtë i iPhone X) dhe një model LCD prej 6.1 inç që pritet të ketë një çmim më të lirë.

telegrafi