Zbulohet një teknikë që ngrin dhe shkatërron masat tumorale

22

Sipas një studimi të ri futja e një gjilpëre me gaz në temperaturën -40° pikërisht brenda zonës kancerogjene mund t’i ngrijë dhe shkatërrojë masat tumorale.

Bëhet fjalë për tenkikën ”krioablacionin hiperkutan”, një teknikë e aplikuar në spitalin ”Santa Croce and Carle” në qytetin e Cuneos, në Italinë e Veriut.

Operacioni u krye tek një pacient i moshuar me disa sëmundje shoqëruese.

”Metoda përdoret tek pacientët që nuk mund të operohen, për shkak të pranisë së patologjive të tjera të lidhura me të apo moshës së shtyrë, dhe që kanë masa tumorale jo shumë të mëdha. Është një teknikë minimalisht invazive që nuk përfshin përdorimin e bisturisë: nuk është e nevojshme intubimi i pacientit në narkozë, por mjafton qetësimi i thellë, i kryer në këtë rast nga anestezistët”, shpjegon drejtori i Radiologjisë Intervenuese, Alberto Balderi.

“Kjo procedurë paraqet pak komplikime, duke reduktuar ditët e shtrimit dhe është veçanërisht e përshtatshme për tumoret e veshkave, sepse shkatërron qelizat e sëmura pa dëmtuar indet”, vëren Balderi.

Në këtë rast, kriablacioni u krye tek një burrë rreth 80 vjeç me dëmtim të veshkave: procedura – ishte krejtësisht e suksesshëme dhe pacienti u kthye menjëherë në reparttoi ai.

/ata.gov.al