Zbuloni vendin në zemër të Europës ku nuk bie më zilja e telefonit

91

Të jetosh pa smartphone ose minimalisht pa telefon në vitin kohën e teknologjisë është një sfidë e vërtete, në dukje e pamundur, por jo kështu për një vend të vogël në Itali.

Bëhet fjalë për Ponte Nizza në provincën Pavia. Prej një viti ky vend jeton në heshtje totale. Banoret e paket të mbetur në këtë zonë jetojnë pa lidhje telefonike me pjesën tjeter të botës.

Linjat fikse të telefonisë janë jo aktive që nga dhjetori i 2017, kohë kur moti i keq provokoi dëmë të mëdha në rrjetin e kabujve elektrik dhe telefonik në të gjithë zonën pasi qindra peme u u rrëzuan.

Pjesa më e madhe e banoreve janë të moshuar pasi të rinjte janë larguar me punë ose studime në zona të tjera të Italisë.

Ata thone se nuk e ndjejne mungesen e telefonit, por sidoqofte eshte nje domosdoshmeri.