Furnizimi i tregut/ Në terminalet e portit të Durrësit vijon puna për përpunimin e anijeve të mallrave

20

Në terminalet e portit të Durrësit puna vijon, për përpunimin e anijeve të mallrave që mbërrijnë në port, si një ndër pikat kryesore nga ku hyjnë produkte të ndryshme në vendin tonë, për të garantuar furnizimin e tregut.

Në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit (COVID-19), sipas njoftimit të Autoritetit të Aviacionit Civil, duke filluar nga data 23 Mars 2020, ndërpriten të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës deri në një njoftim të dytë.

Vetëm Air Albania do të vazhdojë fluturimin për dhe nga Stambolli.
Aeroporti mbetet i hapur për të gjitha fluturimet humanitare, fluturimet e riatdhesimit, fluturimet e ngarkesës së mallrave dhe çdo fluturim tjetër që i shërben lehtësimit dhe kapërcimit të kësaj sfide të madhe për të gjithë ne.

Edhe në porte dhe pikat tokësore kufitare prej më shumë se një jave lejohet vetëm transporti i mallrave.