Kanali i emergjencës, krijohet platforma e re që ju vjen në ndihmë qytetarëve

481

Qeveria ka publikuar platformën online, për të adresuar problematikat e ndryshme gjatë periudhës së qëndrimit në shtëpi.

“Nga sot ju keni në dispozicion një kanal emergjence për të komunikuar drejtëpërdrejtë me mua dhe çdo ministër, duke përdorur ‘ajfonin’ apo kompjuterin tuaj, duke e adresuar hallin te www.shqiperiaqeduam.al” 

“Kanali i emergjencës” jep disa opsione për arsyet e problematikës, si arsye shëndetësore, familjare, ekonomike, lëvizje, apo arsye tjetër.

Të dhënat që kërkohen të plotësohen janë emri, mbiemri, njësia administrative, numri i kontaktit, bashkia dhe email-i.