Kampionati botëror i bodybuilding për herë të parë në Shqipëri

0

Kampionati botëror i bodybuilding mbahet  për herë të parë në Shqipëri. Një iniciativë dhe hap i ndërmarrë nga Klajdi Gjumsi i cili gjithashtu ka qënë kampion Shqipërie në këtë sport. Për të sporti është diçka që duhet të marrë vëmendjen e merituar dhe të gjithë bashkë mund t’a fuqizojnë.  Ai ka marrë pjesë në një garë për “Bodybuilding” dhe është shpallur kampion në kategorinë “Men Bodybuilding Junior”. Kjo ishte hera e parë që Klajdi garoi në një garë të tillë dhe me të paren u shpall kampion. Fitorja padyshim që e nxiti atë që të garojë edhe në sfida tjera, me perfeksionim akoma më të madh të trupit. Sipas Klajdit, të gjithë ne  mund të bëjnë shumë më shumë për sportin në vend.

Klajdi na tregoni më tepër detaje, pse vendosët që të sillni këtë kampionat në vendin tonë?
Ky kampionat vjen falë një pune shumë të madhe. Pavarësisht lodhjes apo sakrificave që ne kemi bërë, sot që flasim ndihemi shumë të gëzuar që më në fund edhe shqipëria do të ngrejë emrin e saj. Kampionati vjen për herë të parë në Ballkan dhe vetëm fakti që ja besuan shqipërisë tregon se sa e rëndëishme është për ta që të ndërtojnë një kompeticion të nivelit të lartë.

Kjo ka një aspekt të mirë në ekonominë tonë?
Çdo gjë e ka një anë pozitive shumë të fortë, është tepër e rëndësishme të kuptojmë se si mund të ngrihet ekonomia e vendit vetëm nga evente të këtij lloji. Këtu do të vijnë garues, fansa, njerëz të thjeshtë apo publikë të cilët do të ndjekin garën, patjetër por do të qëndrojnë këtu gjithashtu. Akomodimi i tyre dhe çdo gjë tjetër është  një mundësi e mirë reklamuese për vendin tonë i cili në një formë apo në një tjetër bën biznes të mirë. E vetmja gje që duhet të bëjmë është të besojmë tek puna jonë. As unë nuk e kam pasur të lehtë të bind ndërkombëtarët për ta sjellë këtë event tek ne, por durova dhe arrita ta sjell. Shumica e tyre janë njerëz të njohur dhe do vijnë, jo vetëm për eventin por do të shijojnë edhe vendin.

Si keni menduar të mbështesni këtë event dhe këta sportistë?
Po, gara tani është shumë afër sportistëve. Atyre nuk i’u duhet më që të vrapojnë nëpër vende të tjera apo të shohin se ku mund të kenë mundësi për të shkuar. Tashmë. Mundësia është këtu mes nesh dhe e prekshme. Gjithashtu, unë duke qenë se kam vetë biznes nuk kam suportuar vetëm këtë event, kemi përcaktuar nje fond për të gjithe sportistët dhe ju vijme në ndihmë në forma të ndryshme . Investojmë shumë tek ata.

Sa skeptikë kanë qënë për të ardhur në Shqipëri, vetë organizatorët?
E vërteta dhe e sinqerta është që ata kanë qenë shumë skeptikë dhe  na është dashur të punojmë qoftë për të kuptuar se ku qëndron mosbesimi i tyre apo qoftë për të kuptuar se cfarë ata duan të arrijnë. E kuptuam që për shkak se Shqipëria është një vend i vogël mund të ngjallë lehtësisht dyshime se si mund të organziohet kështu por ne i premtuam që cdo gje do shkojë mirë dhe jemi garant për këtë event.
Me popullsinë që kemi nuk ka ndonjë interes  të madh botëror por na dhanë një mundësi. Kjo është  një mundësi e mirë ti bëjmë vetes një prezantim të mirë për ta risjellë ne vitet në vijim.

businessmag.al