Linja pa pagesë, ja ku mund të merrni këshilla falas për Koronavirusin

15

Qeveria ka vendosur një linje të gjelbër falas për qytetarët për këshilla dhe pyetje që lidhen me COVID-19.

Linja 0800 40 40 do të jetë në dispozicion të qytetarëve që duan të dinë se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim, si të lidhen me mjekun e familjes, por edhe për këshilla se si duhet të sillemi gjatë periudhës së qarkullimit të COVID-19

0800 40 40 do të jetë linjë e dedikuar këshilluese ndërsa numri unik 127 i urgjencës kombëtare do të shërbeje për urgjencat, edhe për ato që lidhen me COVID-19.