Raporti/ Ky është vendi më i mirë në botë për të rritur fëmijët

47

Në një raport të lëshuar nga The Lancet Norvegjia renditet në vend të parë si vendi më i mirë për të rritur brezin e ardhshëm.

Kombi skandinav renditet përpara Koresë së Jugut, Holandës , Francës dhe Irlandës në një sërë masash që kanë të bëjnë me mirëqenien e fëmijëve që përfshijnë fusha të tilla si shëndetësia, arsimi dhe ushqimi.

Ndër 180 vendet e listuara në “indeksin e lulëzimit të fëmijëve” të revistës mjekësore, SHBA u rendit në vendin e 39-të, përpara Kinës dhe Kubës.

‘Kombet udhëheqëse’ të cilat gjithashtu renditen në disa nga vendet më të pasura në botë u zbuluan se kishin sisteme të zhvilluara për të kultivuar zhvillimin e fëmijëve si shkolla, spitale dhe politika mjedisore.