Shpresë nga mjekësia/ Shkencëtarët zhvillojnë ilaçin e parë që neutralizon COVID-19

185

Është zhvilluar ilaçi i parë i specializuar për të sulmuar koronavirusin SARS-CoV2.

Bëhet fjalë për një antitrup monoklonal, i specializuar në njohjen e proteinave që përdor virusi për të sulmuar qelizat e frymëmarrjes njerëzore.

Hulumtimi u publikua në faqen e internetit BioRxiv nga grupi i Universitetit Hollandez të Utrecht-it, i udhëhequr nga Chunyan Wang.

Studiuesit thanë se do të duhen muaj përpara se ilaçi të jetë në dispozicion, sepse do të duhet të testohet për sigurinë dhe efikasitetin.

Studimet janë ende në zhvillim e sipër dhe antitrupi duhet t’i nënshtrohet një testimi shumë të rreptë, por studiuesit shpresojnë të bindin një kompani farmaceutike për ta prodhuar atë.

E gjithë kjo, sipas shkencëtarëve të Utrecht, do të marrë shumë më pak kohë, sesa krijimi i një vaksine për koronavirusin e ri.