1.2 miliardë lekë për shpronësimin e pronarëve tek Unaza e Re

81

Këshilli i Ministrave miratoi sot shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitimi i segmentit rrugor “Pallati me shigjeta – rrethrrotullimi “Shqiponja””.

Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe pronarët e pasurive të paluajtshme që shpronësohen, do të kompensohen në vlerë të plotë, me një vlerë të përgjithshme prej 1 224 874 430.42 lekësh.

Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 1.2 miliardë lekësh për pasuritë e llojit “truall”, “tokë arë” dhe “ndërtesë”, do të përballohet nga llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.

Shpenzimet procedurale në vlerën 50 mijë lekë do të përballohen nga fondet e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Shpronësimi do të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare”, ndërsa pronarët do të kompensohen, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.