1 milion e 868 ton mallra u përpunuan në portin e Durrësit në janar-qershor 2020

7

Gjatë periudhës janar-qershor 2020 në kalatat portuale të Portit të Durrësit janë përpunuar 281 anije tregtare dhe 320 tragete, me 1 milion e 868 mijë tonë mallra, në total.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se në Terminalin Perëndimor dhe në atë Lindor u përpunuan 770 mijë tonë mallra ose 9 % më shumë se e njëjta periudhë e 2019-ës.

Ndërsa në Terminalin e Trageteve dhe në atë të Konteinerëve janë përpunuar 1 milion e 99 mijë tonë mallra.

Porti i Durrësit është porta kryesore për import-eksportin e  mallrave.