Cili është mjalti shqiptar më i preferuar dhe më i kërkuar në Europë

43

Mjalti shqiptar po shënderrohet në një nga produktet më të eksportuara dhe të ëkrkauara në Europë. Kjo falë shijes së tij të mrekullueshme vlerave dhe origjinalitetit që ka.

Të dhënat zyrtare të INSTAT konfirmojnë kërkesën në rritje të tregjeve të huaja për mjaltin shqiptar e kryesisht të disa zonave specifikime, kjo për shkak të cilësisë, aromës dhe shijes së veçantë gjithashtu.

Të Dhënat e INSTAT

Ndryshe nga produktet bujqësore që jemi mësuar t’i shohim në rritje prodhimi apo eksporti, prodhimi i mjaltit dhe i nënprodukteve të tij duket se po fillon të zërë terren çdo ditë e më shumë jo vetëm në konsumin vendas por edhe në eksport.

Sipas shifrave të INSTAT, publikuar nga ATSH, prodhimi i mjaltit ka shënuar një rritje me 8,9 %, gjatë 2018 krahasuar me 2017, ndjekur nga prodhimi i vezëve që u rrit me 2,0 % dhe prodhimi i mishit me rritje 0,1 %.

Statistikat tregojnë se një vëmendje të veçantë po merr mbarështimi bletëve ku vërehet një zgjerim i aktivitetit të fermerëve në disa zona të vendit.

Ndërsa po vijon eksporti i mjaltit jo vetëm në vendet e Rajonit, por edhe më gjerë.

Llojet më të Preferuara të Mjaltit Shqiptar

Llojet më të rëndësishme të mjaltit që prodhohen në vendin tonë dhe janë mjaft të kërkuara në tregjet e huaja është mjalti i Zadrimës (rajoni i Lezhës). Mjalti më i njohur në këtë zonë është ai i sherebelës.

Mjalti që prodhohet në Pukë ka vlera të larta ushqyese, si pasojë dhe e natyrës dhe diversitetit të bimëve medicinale që gjenden në zonë.

Ndërsa mjalti i malit (Tropoja/Korça) është një zgjidhje për shumë ferma të vogla që ndodhen në zonat malore, të cilat nuk kanë shumë mundësi që ta zgjerojnë prodhimin e tyre agrikulturor dhe të shkojnë në treg.

Në vendin tonë, prodhohet edhe mjalti i gështenjave nga Tropoja mjaft të njohura për shijen e veçantë, mjalti i Himarës që mblidhet nga pyjet e Llogorasë, Palasës e deri në Borsh.

Ndërsa markë e njohur tashmë e mjalit njihet edhe mjalti i Përmetit dhe mjalti i maleve të Gjirokastrës.