10 stacione të reja sizmike, pjesë e mbështetjes të UNDP për Shqipërinë

18

Në Ditën Ndërkombëtare për Zvogëlimin e Rreziqeve ndaj Fatkeqësive, UNDP Albania nëpërmjet projektit “Forcimi i aftësive ripërtëritëse në Shqipëri”, po investon në 10 stacione të reja sizmike, në 10 zona të ndryshme të vendit, pjesë e mbështetjes për përmirësimin e sistemit të menaxhimit të rrezikut nga fatkeqësitë në Shqipëri.

UNDP dhe partnerët e saj, Suedia dhe Portugalia, po punojnë përkrah Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile, duke mbështetur qeverinë shqiptare për të zvogëluar rreziqet ndaj
fatkeqësive, për të menaxhuar fatkeqësitë, por mbi të gjitha për të ndërtuar sisteme më të
qëndrueshme.