10 startup-et më të mira shqiptare sipas renditjes botërore

372

Nga renditja e startup-eve më të mirë në mbarë botën, nuk mund të ngelej pas dhe Shqipëria me gjithë këta të talentuar që kanë zhvilluar startup-et e tyre duke punuar fort për të arritur aty ku janë sot.

Më poshtë renditen 10 startup-et më të mira shqiptare:

1- Gjirafa

Motorri i parë i kërkimit në gjuhën shqipe, që ndryshe nga Google zgjidh disa probleme që dalin nga gjuha unike dhe komplekse që përdorin shqiptarët. Një nga problemet është se një pjesë e informacionit që kërkohet shqip, nuk ndodhet në internet. Për të zgjidhur këtë problem, Mërgim Cahani bashkë me skuadrën e tij kanë punuar për hedhjen e sa më shumë informacioneve shqip online.

2- 100oferta

Që nga themelimi i saj në Shkurt të vitit 2012, 100oferta.com është rritur duke u klasifikuar si site më i madh në Shqipëri. Nëse doni të blini prona, shtëpi, makina, të merrni me qera në Shqipëri, ose kërkoni të punësoni dikë jeni në vendin e duhur. Aktualisht ajo publikon mbi 9500 reklama në një gamë të gjerë kategorish duke tërhequr mbi 300.000 vizitorë. 100oferta.com ka gëzuar rritje të shpejtë duke vënë përdoruesit të parët.

3- Publer

Lejoni që një Superhero t’iu ndihmojë të menaxhoni Facebook-un tuaj

Skeduloni çdo gjë (duke përfshirë postimet me shumë foto, albumet, videot dhe ofertat) kudo në Facebook (duke përfshirë profilet, faqet, grupet dhe eventet). AutoScheduling, Bulk Scheduling dhe shumë superfuqi të tjera do ta bëjnë jetën tuaj si administrator shumë më të lehtë.

4- Shpi.al

Në qoftë se jeni të interesuar për një shtëpi të re apo po kërkoni hapësirën e duhur për të ngritur një biznes ka disa burime që ju mund t’i përdorni në Shqipëri për të gjetur pasuri të patundshme. Shpi.al është një nga këto zgjidhje, ku konsumatorët mund të aksesojnë online të rejat më të fundit në lidhje më shtëpitë, apartamentet apo dyqanet që janë për t’u shitur dhe jo vetëm. Në qoftë se jeni ose jo blerës apo zotërues i një prone, me anë të telefonit tuaj mund të merrni informacionin që ju nevojitet për të bërë zgjedhjen e duhur dhe për këtë shërben Shpi.al.

5- Manoolia

Zhvillues, dizenjues dhe copywriters

Manoolia është një ekip i vogël i 15 zhvilluesve, dizenjuesve dhe copywriters kreativë të vendosur në Tiranë, Shqipëri. Ata punojnë me një dëshirë të madhe në projekte të mëdha, në mënyrë që t’i ndihmojnë klientët të arrijnë qëllimet, me ekzpertizen dhe krijimtarinë e tyre.

6- AutoBox

Shit / Bli Makina Online

AutoBox është platforma më e mirë për shitjen dhe blerjen e makinave. Ajo ndihmon që përdoruesit të gjejnë pjesë dhe shërbime të ndryshme.

7- MagShqip

Mag Shqip ju jep mundësinë të jeni në kontakt gjatë gjithë kohës me të rejat nga vendi dhe bota duke përdorur si burim informacioni agjenci lajmesh të konsoliduara në tregun e mediave në Shqipëri dhe Kosovë.

8- SkyBox.al

SkyBox është një motorr kërkimi pune i dizenjuar për të bërë procesin e gjetjes së vendeve të punës në internet më lehtë për përdoruesit. Ajo mbledh dhe përzgjedh një numër të madh vendesh pune të lira të vëna në dispozicion nga kompani të ndryshme, agjenci rekrutimi etj. Duke përdorur këtë faqe të shpejtë dhe të thjeshtë në menaxhim, punëkërkuesit mund të shohin të dhënat apo vendet e punës pa pasur nevojë për të vizituar çdo vend individualisht. Gjithashtu punëdhënësit mund të gjejnë dhe përzgjedhin kandidatët e përshtatshëm për vendin e punës që ofrojnë, pa qenë nevoja të humbasin kohë për intervista të shumta. SkyBox synon të jetë pika kyçe për të afruar punëdhënësit me punëkërkuesit.

9- Magjistari.al

Qendra më e madhe tregtare online! Magjistari është një platformë e-commerce e cila marketon dhe komercializon produkte të bizneseve lokale. Pjesë e saj janë disa biznese të cilët ofrojnë produkte të shumëllojshme, duke nisur nga veshje dhe aksesorë deri tek produktet elektronike. Megjithëse një platformë e re, biznese të reja po shtohen dhe përdoruesit mund të gjejnë gjithçka u nevojitet në një vend të vetëm.

10- ZOMEG

Një proxy që lidh personat që punojnë në mënyrë të pavaruar me bizneset . Zomeg po përpiqet të krijojë një treg të drejtë në shërbime IT, këtu në Shqipëri! Këtumbildhen të gjithë freelancers dhe të gjitha kompanitë duke krijuar një platformë që i lejon bizneseve të marrin shërbime vetëm nga freelancers dhe kompani që janë filtruar për njohuritë dhe aftësitë e tyre.

Burimi: Business Magazine http://businessmag.al/10-startup-et-me-te-mira-shqiptare-sipas-renditjes-boterore/