101-vjetori i lindjes së aktorit Sandër Prosi, stomatologu që qendisi me fije shpirti artin e tij tek shqiptarët

39

Përkujtohet sot 101-vjetori i lindjes së aktorit të madh, Sandër Prosi. Ai lindi më 6 janar të vitit 1920 në qytetin e Shkodrës.

Familja e tij shumë shpejt u shpërngul në Tiranë. Megjithëse studimet e tij të larta i kishte filluar për stomatologji në Austri, ai arriti të gjente rrugën e vet në art duke u bërë pjesë e Teatrit Popullor, çka e ktheu atë në një personalitet në fushën e artit dramatik.

Sandër Prosi do të mbetet një figurë që bëri historinë e artit dramatik shqiptar.

Ai gjatë karrierës së tij të pasur artistike ka arritur ti japi jetë dhe të rikrijoj botëkuptimin dhe aparencën e disa prej figurave më të shquara sikurse janë Ismail Qemali, Dhaskal Todri, Jaho Labin, dr Kristo Borovën e shumë personazhe të tjerë.

Edhe sot shqiptarët e njohin edhe më mirë figurën e Ismail Qemalit nga rijetësimi i kësaj figure që Sandri i bëri. Ai ishte një mjeshtër i vërtetë i psikoanalizës. Ai depërtonte në mënyrë të thellë tek personazhi duke e zbërthyer dhe duke e sjellë me vërtetësi nëpërmjet monologut të brendshëm dhe depërtimit nën lëkurë të personazheve.

Ai interpretoj dhe krijoj më shumë se 80 figura gjatë karrierës artistike dhe për këtë arsye ai mori edhe shumë vlerësime si aktori më i mirë në shumë festivale filmi. Gjithashtu ai u vlerësua me titullin “Nderi i Kombit”, “Artist i Popullit” dhe Urdhrin “Gjergj Kastriot Skënderbeu”