Nga 11-17 Shtator, në ambientet e Innovation Centre Kosovo (ICK) në Prishtinë, për herë të parë organizohet Java e Sigurisë Kibernetike, aktiviteti më i madh i organizuar ndonjëherë në Kosovë për komunitetin e hacker-ëve dhe ekspertëve të sigurisë kibernetike. Me rritjen e varshmërisë nga teknologjia të sektorit publik dhe privat, kërcënimet dhe sulmet po barten furishëm në hapësirën kibernetike, dukuri e njohur ndryshe edhe si “dimenzioni i pestë i luftës”. Me qëllim të ndërtimit të një mburoje sa më të fuqishme për asetet private dhe kombëtare, kërkohet një bashkëpunim i të gjihtë hisedarëve, nga të gjitha fushat.
Java e Sigurisë Kibernetike, i cili do të jetë aktivitet i përvitshëm do të mbledhë ekspertë, hulumtues, studentë, profesorë, biznese, përfaqësues të Qeverisë dhe shoqërisë civile, për të ndarë përvojat, njohuritë, informatat, si dhe për të bashkërenduar dhe adoptuar aktivitetet karrshi kërcënimeve dhe rreziqeve.