110 të rinj nga bota ndërtojnë parqe për fëmijët shqiptarë

238

Ata janë të rinj nga e gjithë bota, por që dëshira për të ndryshuar botën dhe për ta bërë atë më të mirë, nuk i ka bërë bashkë vetëm në shkollën ku studiojnë, por edhe në dëshirën për të bërë projekte shërbimi në komunitet.

Madje në vende ku kanë dëgjuar pak ose aspak. Këta janë 110 të rinjtë nga vende të ndryshme të botës që kanë mbërritur në Tiranë dhe kanë ndërtuar 2 miniparqe në njësinë administrative nr 3, pranë kopështit 20 si dhe kanë ndërtuar parkun pranë banesave sociale në Shkozë.

Gjithçka e kanë bërë vetë ku edhe kanë gjetur bashkëpunimin e Agjencisë së parqeve dhe rekreacionit. Grethe Andersen dhe Brett Landin, për mikrofonin e Report Tv shpjegojnë edhe arsyen se pse ndodhen në Shqipëri.

Në hapësirat publike që adoleshentët kanë dhënë kontributin, ata i kanë rimodeluar, kanë vendosur stolat si edhe kanë mbjellë pemët. Gjithashtu kanë vendosur edhe lodra për fëmijët e lagjes.

110 të rinjtë do të qëndrojnë në Shqipëri deri në fundjave, ku do të njihen me pjesë të ndryshme të vendit tonë, si dhe do të përcjellin mesazhin se të bësh ndryshimin, duhet të fillosh nga vetja dhe ti bashkohesh të mirës më të madhe.

Burimi: Lexo.al