Një vajzë 14-vjeçare shqiptare është shpallur kampione e Matematikës, në Zvicër.
Bëhet fjalë për Dorea Robellin, kampionen e kantonit të Cyrihut në Matematikë!
Tashmë jemi mësuar që diaspora jonë të na e flladitë shpirtin me suksese të shumta në art e sport.
Po ja që gama e sukseseve po rritet e po shtrihet edhe në fusha që dikur konsideroheshin të pa mundura për ne.