140 milionë lekë për rikualifikimin urban të Vermoshit

66

Rikualifikimi i plotë urban dhe ngritja e qendrës turistike, janë  investimet me vlerë mbi 140 milionë lekë, që do ta shndërrojnë Vermoshin, skaji më verior të Shqipërisë, në një destinacion të veçantë turistik.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën të ditur se, investimi është pjesë e projektit Zhvillimi i Alpeve Shqiptare dhe Zonës së Bregdetit dhe parashikon brenda një periudhe 10-mujore,  ndërtimin e qendrës dhe rikualifikimin urban të zonës.

Punimet konsistojnë në rikualifikimin e Qendrës së Vermoshit: mbrojtjen e lumit, mbulimin me pllaka dekorative prej guri, elemente urbanë dhe peizazhi, zëvendësimin e teknologjisë për përmirësimin e çative, sistem ventilimi për çatitë dhe membrana kundër ujit, izolim i përfunduar me pllaka druri pishe dhe të fiksuara me profile metali, konsolidimin e strukturave nga brenda, muret, dyshemeja, çatitë dhe shkallët”, thuhet në specifikimet e procedurës, që tashmë ka edhe një fitues.