2019-ta/ 4 mënyra mënyra si të shfrytëzoni kohën tuaj maksimalisht

110

Ju rrisni produktivitetin duke minimizuar në maksimum të gjitha gjërat që ju shpërqendrojnë.

A ju ka ndodhur ndonjëherë ose ndoshta shpeshherë që orët e ditës të mos ju dalin për të përfunduar të gjitha detyrat që ju janë ngakuar? E ndërsa ju nuk keni mundësi për t’i shtuar orët një dite, ju keni mundësi për të gjetur mënyra sesi të kurseni në maksimum kohën tuaj dhe të përfitoni prej saj.

Por si mund të përfitoni në maksimum nga koha juaj? Përgjigjja për këtë pyetje është shumë e thjeshtë, “mjafton të identifikoni të gjitha ato gjëra të cilat ju shpërqendrojnë duke ju marrë një pjesë të konsiderueshme të kohës suaj”.

Më poshtë do të lexoni 4 mënyra si të përfitoni në maksimum nga koha juaj:

1. Duhet të keni objektiva të qartë

Mospasja e objektivave të qartë do të jetë një prej pengesave tuaja më të mëdha në drejtim të kursimit të kohës. Ndërsa nëse ju keni një apo disa objektiva të qartë, atëherë ju e dini fare mirë se për çfarë do të punoni në ditët në vazhdim deri në realizimin e saj. Janë të shumta edhe teoritë të cilat mbështesin pikën e mësipërme, si për shembull “Goal Setting Theory”.

2. Krijoni një rutinë dhe ndiqeni atë me përpikëri

Suksesi vjen edhe si pasojë e një rutine strike dhe të ndjekur me përpikëri. Nëse ju nuk jeni duke ndjekur një rutinë të suksesshme, ju ndoshta nuk jeni duke e menaxhuar ashtu siç duhet kohën tuaj. Këtu mund të përmendim shembullin e CEO-s të Apple, Tim Cook, i cili ndjek me përpikëri të njëjtën rutinë ditë pas dite.

Nëse edhe ju do të krijoni një rutinë sa më të suksesshme dhe do ta ndiqni atë me përpikëri çdo ditë, atëherë do të jetë më e lehtë për ju që të kurseni kohë nga dita juaj sepse do ta keni më të lehtë të menaxhoni detyrat e ndryshme që mund të keni.

3. Jini sa më të përgjegjshëm

Mungesa e përgjegjshmërisë është një prej faktorëve më pengues dhe që jua vështirëson realizimin dhe përfudimin e një detyre të caktuar duke mos e përmendur fare mundësinë e kursimit të kohës. Zgjidhja e një situatës është shumë e lehtë: ju duhet të tregoheni sa më të përgjegjshëm për çdo detyrë apo projekt që ju ngarkohet dhe të mos t’i neglizhoni ato.

4. Zakonet e këqija duhen fshirë nga lista juaj

Kjo edhe pse është një prej pikave më të vështira është edhe ajo që do t’ju ndihmonte më shumë në kursimin e kohës dhe në përdorimin e kësaj të fundit në maksimum. Si mund t’ia dilni që të keni sukses në një pikë të tillë? Edhe këtu përgjigjja është shumë e thjeshtë: filloni nga gjërat më të thjeshta dhe më të vogla. Për shembull, kohën që ju mund të harxhoni duke kontrolluar disa prej llogarive tuaja në rrjetet sociale, ju mund ta shfrytëzoni për të filluar punën kërkimore për një projekt të ardhshëm dhe në momentin kur do të vijë koha për ta realizuar këtë projekt, ju do ta keni vënë punën në vijë, duke pasur në këtë mënyrë edhe kohë për t’u marrë me diçka tjetër ose për ta realizuar atë me përsosmëri.

Burimi: Revista Monitor