21 qershori është shpallur Dita e Liqenit të Ohrit

269

21 qershori është shpallur Dita e Liqenit të Ohrit në mbledhjen e organizuar në vitin 2001 nga Komiteti Bilateral i Menaxhimit të pellgut ujëmbledhës të liqenit të Ohrit. Kjo ditë shërben për të promovuar vlerat e këtij liqeni dhe rajonit si dhe për të marrë masa për mbrojtjen e tij.

Tre bashkitë që ndodhen rreth këtij liqeni, Bashkia Ohër, Bashkia Pogradec dhe Bashkia Strugë organizojnë në rotacion një festë në kuadër të kësaj dite. Ditën e djeshme kjo festë u organizua nga Bashkia Ohër.

Ceremonia e mbajtur u shoqërua me një sërë eventesh kulturore, sportive dhe çeljen e një ekspozite. Në finalizim të aktiviteteve u nënshkrua nga ana e Kryetarit të Bashkisë Pogradec z. Kapri dhe Kryetarit të Bashkisë Ohër z. Bakraçeski një dokument ku zotoheshin të dy njësitë vendore nga të dyja anët e liqenit për ruajtjen e këtij ekosistemi unikal në botë. Dokumenti më pas u fut në shishe dhe u hodh në mes të liqenit nga një grup varkash kanoe.

13502098_1110170719044786_1525325924764818574_n 13507277_1110170409044817_1877600472888962987_n 13450982_1110168689044989_8403880596028489279_n 13510932_1110169902378201_7014133332738858162_n 13450049_1110168349045023_3434024941723541589_n 13516736_1110165509045307_1980641180866956592_n 13528823_1110170239044834_5622475450327402192_n