270 apartamente gati për banorët në Valias (FOTO)

22

Programi i Rindërtimit e ka transformuar tërësisht Valiasin ku pas përfundimit të bllokut të parë të banimit me 112 apartamente të reja, kanë përfunduar dhe 158 apartamente të tjera të ndara në 12 pallate dhe janë gati për të pritur familjet.

Edhe infrastruktura përreth këtij blloku të ri banimi dhe rrugët lidhëse kanë përfunduar ndërkohë që të gjitha pallatet janë të pajisura ma parkim nëntokësor.

Në këtë bashki janë të shumta objektet arsimore të ngritura nga themelet të cilat kanë përfunduar, për të ofruar kështu më shumë cilësi në mësimdhënie për të gjithë fëmijët e kësaj zone.

Gjithashtu në këtë lagje do të vijojë puna për ndërtimin e një parku të madh sportiv i cili do t’i shërbejë gjithë komunitetit.