290 lloje shpendësh autokton në Shqipëri

545

Shqipëria ka një perspektivë brilante për të zhvilluar turizmin e biodiversitetit prej shumëllojshmërisë së shpendëve autoktonë që arrijnë në 290 lloje, mes tyre edhe pelikani Kaçurrel dhe Flamingo.

Peizazhi i larmishëm, pozicioni gjeografik, relievi i pasur, klima e favorshme në çdo stinë të vitit i kanë dhuruar Shqipërisë kushtet e përshtatshme për të zhvilluar më së miri si florën, edhe faunën në vend.

Në një peizazh të tillë merr jetë një shumëllojshmëri shpendësh, të cilët janë pasuri me vlera të mëdha dhe të pazëvendësueshme për vendin tonë.

Numri i tyre në Shqipëri arrin në rreth 370 lloje, nga të cilat rreth 290 lloje janë autoktone.

Lagunat bregdetare dhe liqenet e vendit tonë janë vendbanime të rëndësishme që ofrojnë kushtet e  nevojshme veçanërisht për dimërimin e shpendëve migratore.

Prej vitesh në këto mjedise hasen rreth 70 lloje shpendësh uji, me një popullatë që arrin deri në 180.000 individë gjatë dimrit.