FOTO/ Liqeni i Dhoksit, parajsë turistike mes pishave dhe maleve në Bulqizë

25

Bashkia Bulqizë është një nga destinacionet turistike të virgjëra që fsheh një natyrë të mrekullueshme si në pak vende të tjera.

Gjendet në grykën e maleve në një pllajë natyrore që rrethohet nga kurora pishash dhe maja të larta malesh që duke që prej shekujsh garojnë mes tyre duke krijuar një kupë qelli blu si bekim i peizazhit mahnitës të kësaj zone.

Bashkia Bulqizë ka projektuar një vit më parë shtegun turistik Liqeni i Zi, Ujëvara e Duriçit, Mali i Dhoksit me liqenet e Dhoksit, që është një atraksioni turistik i kësaj vere.

Në Qafën e Buallit, pika ku thyhen dy pllaja ajo e Bulqizës dhe e Palanit të Bardhë shenjon një rrugë drejt Krastës ku dhe gjenden liqenet e mrekullueshme.

Liqeni i Dhoksit  është një ndër perlat e turizmit malor të kësaj bashkie.

Me përfundimin e rrugës së Arbit, ky destinacion turistik do të jetë një nga atraksion që i shtohet ekspozitës natyrore të madhështisë së peizazhit që natyra i ka dhuruar Matit, Bulqizës dhe Dibrës ku vizitorët do kenë mundësi ta prekin nga afër.