3,2 milionë vizitorë të huaj dhe vendas në zonat e mbrojtura

13

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjetet sociale të dhënat e sezonit turistik veror që vijnë nga zonat e mbrojtura. Sipas statistikave, deri në muajin gusht 3,2 milionë turistë të huaj dhe vendas kanë vizituar parqet tona natyrore dhe ato kombëtare, si edhe monumentet e natyrës, duke e bërë ekoturizmin një realitet të pashmangshëm dhe aq shumë të dëshirueshëm njëkohësisht.

Pavarësisht se është një vend relativisht i vogël, Shqipëria është jashtëzakonisht e pasur me biodiversitet.

Vazhdimisht bëhen përpjekje për të zgjeruar rrjetin e zonave të mbrojtura: nga 5.2 % të territorit të vendit në 2005, në 16% të territorit në 2014. Sot, 799 zonat e mbrojtura përbëjnë rreth 18 % (5263 km²) të territorit. Shumica e tyre është e përcaktuar në kategorinë “Monument natyre” (747) dhe shumica janë të vogla për nga madhësia.

/ata.gov.al