Edi Rama lindi më 4 korrik 1964 është politikan, publicist dhe piktor shqiptar, Edi Rama është i biri i Skulptorit të Popullit Kristaq Rama dhe Aneta Rama (Koleka).
Edi Rama është zgjedhur tre herë rresht Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Në vitin 2000 Edi Rama kandidoi në zgjedhjet lokale në Tiranë si kandidat i pavarur por i përkrahur nga PSSH. Në kandidimin për mandatin e dytë si Kryetar Bashkie ai kandidoi si kandidat i Partisë Socialiste, ku dhe u anëtarësua në parti në vitin 2003. Në këto zgjedhje Rama fitoi 58.86% të votave. Më 2004 fiton titullin “World Mayor” në faqen e internetit worldmayor.com që organizohet me votat e lexuesve të internetit duke marrë më shumë vota se kryebashkiakët e Romës, Athinës dhe Mexico City.
Që nga viti 2005 është Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe Kryeministër i Shqipërisë që prej vitit 2013.